VIDEO/ U dyndën në fushë pasi siguruan mbijetesën, trajneri i Crystal Palace godet me shkelma tifozët e Everton-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e shëmtuar është kapur nga kamerat pasi Everton siguroi mbijetesën në Premier League në fitoren me përmbysje me rezultatin 3-2 ndaj Crystal Palace mbrëmjen e së enjtes, pas së cilës tifozët u dyndën në fushën e lojës.

Trajneri i Crystal Palace, Patrick Vieira, u përplas me një nga tifozët që u futën në fushën e “Goodison Park”, ndërsa nga pamjet francezi shihet duke goditur me shkelma personin në fjalë.

Tifozi i Everton dukej se po tallej me 45-vjeçarin, ndërsa tekniku ishte duke ecur nëpër fushë. Vieira nuk i duroi fjalët e tij dhe si reagoi duke e goditur.

I pyetur në lidhje me incidentin francezi u shpreh: “Nuk kam asgjë për të thënë për këtë”.

Share This Article