VIDEO/ Uzuni i pandalshëm, vjen goli i dytë radhazi me Granadën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre ndeshjet e para të Segunda Division nuk ishin më të mirat e mundshme për Myrto Uzunin, që u rikthye në ligën e dytë spanjolle me Granadën e tij.

Por bomberi kuqezi duket se ka gjetur formën, pasi në dy ndeshjet e fundit ka tundur dy herë rrjetën. Pas golit të javës së shkuar në barazimin 2-2 me Elche, Uzuni ka shënuar sërish mbrëmjen e sotme.

Sulmuesi beratas gjeti golin e dytë radhazi në kampionat, duke kaluar ekipin në avantazh në minutën e ’77 të sfidës me Malagan që u mbyll po në barazim 2-2.

Kujtojmë se edicionin e kaluar në La Liga, Uzuni e mbylli me 11 gola të shënuar në 34 ndeshje duke qenë një ndër më të mirët për Granadën, edhe pse ekipi ra sërish në Segunda Division. 

Share This Article