VIDEO/ ‘What the f*ck!’ Trump nervozohet dhe lë në mes intervistën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-Presidenti i SHBA-së Donald Trump është nervozuar keqazi në një intervistë ekskluzive botërore përballë gazetarit të njohur britanik Piers Morgan.

Shkak u bë një debat i fortë mes të dyve mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ish-Presidenti shpërtheu, kur Piers e kritikoi refuzimin e Trump për të pranuar humbjen dhe për trazirat vdekjeprurëse të vitit të kaluar në Kapitol.

Trump bërtiti duke thënë se intervistuesi i tij ishte ‘i pandershëm’, ‘budalla’ dhe i kërkoi trupës së teknikëve: ‘FIKNI KAMERAT!’

Trump e quajti udhëheqësin e pakicës së Senatit, Mitch McConnell një ‘budalla’ dhe ish-zv.presidentin e tij, Mike Pence gjithashtu një ‘budalla dhe të dobët’.

Intervista 75-minutëshe do të shfaqet në emisionin e parë të programit ‘Piers Uncensored’ në TalkTV të hënën në orën 20:00.

Trump dhe Piers kanë qenë miq për 15 vjet, por ish-presidenti u mërzit nga një sërë komentesh kritike që gazetari ka bërë për sjelljen e tij në detyrë.

Ata u përplasën para fillimit të intervistës dhe më pas edhe përpara kamerave. Piers i tha ‘The Sun’ se Presidenti e pa me ‘tërbim’ dhe gati po nxirrte ‘shkumë nga goja’.

Në një moment presidenti i bërtiti: ‘Çfarë f**k është kjo? Ti nuk je i vërtetë. Ti je fals’. Piers u përgjigj: ‘Jo, unë jam thjesht brutalisht i sinqertë’.

Share This Article