Videoja e sëmundjes së Kate e rreme? Detaji i unazës që ngriti dyshimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Videoja publike e Kate Middleton që njoftoi botën për diagnozën e saj të kancerit ka ngritur dyshime të shumta. Një detaj i ri është shfaqur në videon e fundit që po i bën teoricienët e konspiracionit të besojnë se videoja është realizuar me AI (Inteligjenca Artificiale).

Një version i ngadalësuar i videos origjinale duket se tregon unazën e saj prej safiri që zhduket dhe më pas rishfaqet. Videoja ka grumbulluar mbi 3 milionë shikime.Mes klipeve të shpërndara në internet, duket se unaza e Princeshës së Uellsit ‘u zhduk’ në mënyrë magjike ndërsa ajo po përdorte gjestet e duarve për të shpjeguar historinë e luftës me kancerin.

Megjithatë, pohimet e bëra tek miniklipet virale mund të jenë edhe të rreme pasi në disa raste videot ose janë të redaktuara ose duket se janë marrë kur Princesha ka lëvizur shpejt dorën.

Share This Article