Videomonitorimi në numërimin e votave, Bardhi: KQZ ende asnjë veprim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vonesa e KQZ për vendosjen e videomonitorimit në qendrat e votimit dhe në ato të numërimit ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike.

Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu Gazment Bardhi në shkresën dërguar kreut të KQZ, Ilirian Celibashi, thekson se sistemi i monitorimit është një pikë e rënë dakord në marrëveshjen politike të 5 qershorit si dhe e miratuar në kodin zgjedhor në 23 korrik e më konkretisht në pikën 2 të nenit 22.

Në shkresën e Bardhit thuhet se deri në këtë moment nuk rezulton që KQZ të ketë ndërmarrë masa për mundësinë e aplikimit të sistemit në videomonitorimit në qendrat e votimit.

Megjithatë Bardhi shton se duke besuar në vullnetin institucional, PD dhe opozita e bashkuar kërkon që të marrë të gjitha masat për instalimin dhe përdorimin e sistemit në qendrat e monitorimit në zgjedhjet e 25 prillit duke miratuar aktin normativ që e mundëson këtë si dhe duke parashikuar fondet e nevojshme.

Share This Article