Videoskandali në bashkinë e Kukësit/ SPAK gjen në shtëpinë e Alma Kaçit filmimin bruto të aktit seksual në zyrë! Më pas Gjici e drejtoi tek prefekti për tenderin e qenve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçi u ulën sot bashkë në bankën e të akuzuarve në seancën gjyqësore që po mbahet në GJKKO

Ata i qëndruan kërkesës në seancën paraprake për gjykim të shkurtuar ndërkohë Prokuroria lexoi kërkesën për gjykim ku thuhet se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluas mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtori Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë.

Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.

Kaçi kur është marrë në pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ ‘Fiks Fare’  pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në këtë emision. 

Më tej thuhet se në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër te hetimeve, u gjeten biseda mes saj dhe gazetarëve të Fiks Fare, ku Kaçi fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentar.

Sipas prokurorisë Alma Kaçi ka pretenduar se Abedin Oruçi, ish kryetar i qarkut Kukës, i ka marrë USB e filmimit me forcë. Por sipas SPAK kjo nuk është konfirmuar.

. Në seancën e radhës pritet të jepen konkluzionet e prokurorisë.

Share This Article