Videotelefonata e Modric me fëmijën ukrainas që humbi prindërit në luftë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Luka Modric një kampion edhe jashtë fushës, aty edhe më i madh. Kroati tregoi zemrën e tij të madhe duke bërë një video-telefonatë me një djalë 6-vjeçar ukrainas, i cili humbi të dy prindërit gjatë pushtimit rus. Ilya Kostushevych, ky është emri i foshnjës, është një tifoz i madh i Shakhtar Donetsk. Tifozi i vogël mbeti jetim pasi nëna dhe babai i tij u vranë në sulmet ruse në Mariupol, qyteti ku ata jetonin.

Një dhimbje e paimagjinueshme për fëmijën, për të cilin tani kujdesen Volodymyr dhe Maria Bespaliy, një çift ukrainas që ikën nga Slovyansk. Ditët e fundit, Ilya ka kaluar pak kohë edhe me ish-yllin e Shakhtar, Darijo Srna, i cili tani është drejtor sportiv i klubit. Ish-mbrojtësi pasi ka takuar vogëlushin ka dashur t’i përgatisë një surprizë. Ai ka organizuar një telefonatë me bashkatdhetarin e tij Luka Modric. Kampioni i Real Madrid, që sapo ka fituar Champions League ndaj Liverpool, ka biseduar për disa minuta me djalin e vogël. Videoklipi është postuar në rrjetet sociale dhe është shpërndarë nga shumë tifozë.

https://twitter.com/FCShakhtar_eng/status/1543212118287302658?s=20&t=bzI0gPLaO83rL3jK9eJmhQ

Vogëlushi, për momentin, do të qëndrojë me Volodymyr dhe Marian, por çifti shpreson që fëmija të mund të qëndrojë me ta përgjithmonë. Bashkëshortët Bespaliy, në fakt, pasi krijuan një lidhje të veçantë me Ilyan, janë ofruar ta birësojnë: “I shpjegova se po ndodh një luftë, një luftë mizore – tha Maria për rferl. org – Fatkeqësisht, gjëra të tilla ndodhin. Unë i thashë ‘Nuk je vetëm, ne të morëm dhe do të kujdesemi për ty. Do të të duam dhe do të jemi familja jote nëse dëshiron. Ne do të jemi nëna dhe babai yt. Mamaja dhe babai yt tani janë në parajsë. Të shohin nga lart dhe janë të lumtur’”.

Fatkeqësisht, Luka Modric e njeh mirë luftën. Kur ai ishte rreth moshës së Ilya, gjyshi i tij, së bashku me gjashtë civilë të tjerë, u qëllua për vdekje nga rebelët serbë në pragun e shtëpisë. Shtëpia e tyre u dogj dhe familja u detyrua të transferohej në hotelin Kolovare në Zadar. Që nga ajo kohë Luka dhe familja e tij u bënë refugjatë lufte.

Share This Article