Vidhen 83 shishe verë me vlerë 1.5 milionë euro në restorantin më të shtrenjtë të Parisit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vjedhje me vlerë 1.5 milionë euro është regjistruar në një restorant francez. Mësohet se vjedhja ka ndodhur në një restorant të njohur francez, Tour d’Argent ku janë vjedhur 83 shishe verë.

Sipas raportimeve të mediave franceze, Tour d’Argent është një nga restorantet më të vjetra dhe më të shtrenjta në Paris. Denoncimi i vjedhjes është bërë më 25 janar, raportojnë mediat e huaja.

Gazeta Le Parisien raporton se në mesin e shisheve që u vodhën ishin disa Romanée Conti nga rajoni i Burgundisë, më e shtrenjta prej të cilave e vitit 1999, në faqet e internetit të specializuara, shitet me 31.200 euro për shishe.

Share This Article