Vidhen kapakët e pusetave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

ë paktën 30 kapakë pusetash janë grabitur në Kent, shkruajnë mediat vendase, të cilat e përshkruajnë me habi një zhvillim të tillë.

Policia është vënë në gjurmët e hajdutëve, të cilët besohet se ishin veshur si punëtorë në momentin që kanë kryer goditjen.

Ajo po kërkon informacione nga banorët, duke i bërë thirrje të tregojnë çdo lëvizje të dyshimtë që kanë parë në zonë. Incidenti ndodhi në një rrugë të vetme, në Knoll Lane.

Mendohet se personat që vjedhin kapakët e pusetave i përdorin ato që t’i shesin më vonë për skrap.

Në vendet perëndimore, ndëshkimi nuk është shumë i lartë, por në Kinë kjo konsiderohet shkelje e rëndë. Vitin e kaluar, organet më të larta gjyqësore në vend paraqitën masa të ashpra ndëshkimore kundër njerëzve që dëmtojnë apo vjedhin kapakët e pusetave.

Dënimi më i madh atje për një veprim të tillë, është ai me vdekje, sepse konsiderohet që lëvizja e kapakëve të hekurt rrezikon transportin dhe sigurinë publike.

Share This Article