Vieri zbulon emrat: Interi do të shes dy lojtarë të rëndësishëm këtë verë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-sulmuesi i Interit dhe Kombëtares së Italisë, Christian Vieri, ka zbuluar detaje interesante në lidhje me largimet në klubin zikaltër.

Ai madje ka zbuluar edhe emrat e futbollistëve që do të lënë Milanon këtë verë.

Vieri deklaroi se Interi ka vendosur të shesë mbrojtësit, Milan Skriniar dhe Denzel Dumfries, për të siguruar paratë e nevojshme për ekuilibrin ekonomik.

“Nga burimet e mia brenda klubit zikaltër, Interi do të shes dy futbollistë, Milan Skriniar dhe holandezin Dumfries”.

“Të dy kanë oferta nga klube të ndryshme dhe do të largohen për të siguruar paratë e nevojshme për ekuilibrin ekonomik të klubit”.

“Më kanë konfirmuar gjithashtu se janë gjetur edhe zëvendësuesit e tyre, por edhe futbollistë të tjerë që do të përforcojnë ekipin”, ka thënë Vieri.

Share This Article