Vietnami shpreson të trajtojë një shpërthim të ri të COVID-19 duke testuar të gjithë popullsinë e qytetit Ho Chi Minh dhe duke futur masa të reja të distancimit social.
Vietnami ka pasur sukses relativ në kontrollimin e virusit por rastet janë rritur gjatë javëve të fundit.
Gjatë fundjavës, zyrtarët paralajmëruan për një variant të ri hibrid “shumë të rrezikshëm” të zbuluar në vend.
Qeveria ka thënë se varianti i ri kombinon tiparet e varianteve të identifikuara për herë të parë në Indi dhe Britani dhe është lehtësisht i transmetueshëm nga ajri.
Në përgjithësi, vendi ka regjistruar pak më shumë se 7.000 infeksione dhe 47 vdekje, por rastet e fundit përbëjnë më shumë se gjysmën e numrit të përgjithshëm të rasteve.
Zyrtarët tani planifikojnë të testojnë 13 milionë njerëz të qytetit të Ho Chi Minh.
Me një normë testimi prej 100.000 në ditë, përpjekja do t’u duhej autoriteteve më shumë se katër muaj për të përfunduar.