Bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës e Azem Bejtës, Shaban Mangjollit, luftëtarit të Lëvizjes Kaçake, sot iu vendos gurthemeli i Kullës Muze.
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e cilësoi Shaban Mangjollin “patriot të veçantë nga Drenica heroike”.
“Po vendosim gurthemelin e një patrioti të veçantë dhe të shquar të Lëvizjes së Kaçakit, të bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës, Azem Galicës”, tha Gashi.
I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se Shaban Manxholli një jetë të tërë ia kushtoi çështjes Kombëtare, dhe se vetëm duke kujtuar të kaluarën mund ta ndërtojmë të ardhmen.
“Sot vëmë gurthemelin e Kullës së heroit Shaban Mangjolli, bashkëluftëtarit të Azem Bejtës, që një jetë të tërë ia kushtoi çështjes Kombëtare me Lëvizje Kaçake deri në vdekjen e tij, kështu qe ne do ta kujtojmë për jetë e mot si popull shqiptar se vetëm duke kujtuar të kaluarën mund ta ndërtojmë të ardhmen”, tha Jashari.
Shaban Mangjolli, stërnipi i Shaban Mangjollit, tha se është mirë që edhe pas pesë herë që është djegur Kulla, po rindërtohet.
Në fshatin Mikushnicë në gurthemelin e Kullës Muze, të pranishëm ishin veteranë të luftës së fundit të UÇK-së, familjarë, bashkëfshatarë e shumë të tjerë.