Anëtari i bordit të BBC-së, Shumeet Banerji, dha dorëheqjen nga pozicioni i ti, duke vijuar kështu zinxhirin e dorëheqjeve.
Ai deklaroi se nuk ishte konsultuar lidhur me largimet e drejtorit të përgjithshëm, Tim Davie, dhe drejtoreshës ekzekutive të BBC News, Deborah Turness, pas problemeve me deklaratën e presidentin Donald Trump.
Banerji kritikoi kryetarin e bordit, Samir Shah, dhe anëtarët e tjerë, në një kohë kur BBC po përballet me diskutime mbi mënyrën e funksionimit të bordit e përfaqësimin politik.
Shah dhe anëtarët Robbie Gibb dhe Caroline Thomson pritet të japin dëshmi para Komitetit të Deputetëve të Kulturës, Medias dhe Sportit.
Dorëheqja e tij pason largimin e dy drejtuesve më të lartë të BBC-së këtë muaj, për shkak të redaktimit të një fjalimi të Trump, që krijoi përshtypjen e gabuar se presidenti kishte bërë një thirrje për dhunë gjatë trazirave të Kapitolit më 6 janar 2021.
BBC ka kërkuar falje për incidentin, por ka refuzuar kërkesën e Trump për kompensim financiar.
Banerji, i cili ka qenë në bord që nga viti 2022, ishte përgjegjës për ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë së BBC-së dhe ushtrimin e gjykimit të pavarur në interes të publikut.




