Vijojnë tensionet në Kuvendin e Kosovës, hidhet sërish ujë në drejtim të Kurtit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijon të jetë e tensionuar situata në Kuvendin e Kosovës. Mediat në vend raportojnë se deputetët opozitarë kanë hedhur sërish ujë dhe shishe ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Para foltores së Kuvendit u grumbulluan sërish deputetë të opozitës dhe të mazhorancës teksa nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes tyre.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca ka paralajmëruar se çdo deputet që do të ushtrojë dhunë në Kuvend do të largohet nga salla plenare.

Opozita po tenton që të parandalojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga 41 deputetë.

Ata fillimisht bllokuan foltoren, teksa Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale. Por, pas votimit pati shtyrje mes deputetëve të mbledhur pranë foltores.

Seanca e jashtëzakonshme vjen pasi vazhdimi i seancës së rregullt u ndërpe.

Opozita ka vendosur pranë foltores disa pankarta në të cilat shkruhet “Zdravo”, “Përshëndetje” në serbisht, me portretin e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Mimoza Kusari-Lila, dhe atë të kryeminstrit Kurti.

Share This Article