Vijojnë protestat në Francë kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron.
Në ditën e dhjetë të protestave u regjistruan përplasjet e para, ku u dogjën disa kosha plehrash në zonën e bulevardit Volter.
Deri më tani janë arrestuar 22 persona dhe janë kontrolluar nga policia 10 mijë persona
Ndërprerje e rëndë në qarkullimin e trenave për shkak të grevës së thirrur nga punëtorët e sektorit.
Edhe Kulla Eifel u mbyll. Të hënën bllokimi kishte të bënte me muzeun e Luvrit.
Reforma parashikon rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.
Në mëngjes, një mijë demonstrues kishin pushtuar platformat e Gare de Lyon, një nga stacionet kryesore të Parisit duke shkaktuar vonesa në qarkullimin e trenave.
Gjatë tubimit, protestuesit ecën nëpër shina për rreth dy kilometra, duke mbajtur në duar pankarta kundër reformës dhe bomba tymuese.
Shumë punëtorë hekurudhor në grevë i bënë homazhe edhe një shoku anëtar të sindikatës Sud-Rail, i cili humbi një sy gjatë protestave në demonstratën e Parisit më 23 mars.
Dhe ndërsa ndërprerjet në transport vazhdojnë, për të martën kompania hekurudhore SNCF pret vetëm tre TGV (trena me shpejtësi të lartë) nga pesë në qarkullim dhe vetëm gjysmën e trenave rajonalë, me vështirësi të veçanta në Ile-de-France, rajoni i Parisit në të cilin përqendrohet rreth 20% të popullsisë franceze.