Vijon mbledhja e firmave në Fier, fotoja e Klodian Çalamanit irriton mamanë e Mateos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për të dytën ditë më radhë, në qendër të qytetit të Fierit ka vijuar mbledhja e firmave për peticionin me të të cilin kërkohet rikthimi i dënimit me vdekje.

Familja e Mateos dhe të afërmit e tij ishin sërish aty në gjendje tejet të rënduar.

E ëma nuk e ndaloi dot vajin dhe lotët përballë posterit ku shikonte të birin dhe vrasësin përkrah.

Ndërsa puthte të voglin ajo u pa duke goditur foton e Klodian Çalamanit, ndërsa pas saj vrapoi i shoqi duke e grisur gjysmën e posterit.

Peticioni deri më tani ka nisur të firmoset në 5 qytete dhe sipas burimeve janë dhënë rreth 5 mijë firma.

Klodian Çalamani rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi 8-vjeçarin Mateo Vasiu në oborrin e banesës në Greçalli të Fierit, e cila vijon të ruhet nga policia si skenë krimi.

Share This Article