ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video) 5 hours ago
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi 5 hours ago
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur 5 hours ago
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë? 6 hours ago
Gjykata Federale urdhëron administratën Trump të tërheqë Gardën nga Uashingtoni 6 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Vijon numërimi për Këshillat Bashkiakë, PS fiton shumicën në Elbasan, Kamëz, Poliçan dhe Pustec! Kryeson në Tiranë

albnews by albnews
16 May, 2023
in Shqiperia
0
Vijon numërimi për Këshillat Bashkiakë, PS fiton shumicën në Elbasan, Kamëz, Poliçan dhe Pustec! Kryeson në Tiranë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas përfundimit të numërimit të votave për kryebashkiakët e rinj, ka nisur edhe numërimi i votave për Këshillat Bashkiakë. Deri më tani numërimi i votave është mbyllur në Elbasan, Kamëz, Poliçan dhe Pustec ku Partia Socialiste ka fituar shumicën e mandateve.

Konkretisht, PS ka marrë 28 mandate në Elbasan, përkundrejt 7 që ka marrë koalicioni “Bashkë Fitojmë”, 1 PD, dhe nga një mandat PSD, PDS, PDIU dhe Partia e Gjelbër. Në Poliçan, PS ka marrë 13 mandate, ndërsa “bashkë Fitojmë” dhe PD kanë marrë nga një.

RelatedPosts

Samiti “Rruga jonë drejt BE”, Rama pret liderët e Ballkanit dhe Komisioneren Kos

Probleme nga reshjet në Librazhd, prurjet dëmtojnë këmbën e urës në Xhyrë, rrëshqitje dherash në disa akse

Zëvendësuesi i Ballukut? Analisti tregon emrin e anëtares së kabinetit që mund ta pasojë në detyrë

Në Pustec PS ka marrë 5 mandate, “Bashkë Fitojmë” ka marrë 4, “Aleanca Maqedonase për integrimin Europian” 3 dhe nga 1 mandat kanë marrë Partia Agrare dhe Partia Demokracia Socialiste, Partia Socialdemokrate.

Në Tiranë vijon numërimi i votave, ku deri më tani kryeson PS.

Ndërkohë ende nuk ka nisur votimi në Malësinë e Madhe, Finiq, Vaun e Dejës, Kukës, Dibër, Lezhë, Kurbin, Krujë, Kavajë, Devoll, Belsh dhe Divjakë.

Zhvillimet minutë pas minute

Ora 10:05/ Mbyllet votimi për Këshillat në Vorë, PS fiton shumicën, 13 mandate! “Bashkë Fitojmë” merr 4

Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave edhe për Këshillat Bashkiakë në Vorë, pasi fitoi edhe bashkinë.

Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, PS ka marrë 49.69% të votave, konvertuar në 13 mandate, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 16.45% të votave, 4 mandate.

Partia Agrare Ambjentaliste ka marrë 2 mandate, ndërsa PR dhe FRD kanë marrë nga 1 mandat.

Ora 09:40/ Garë e ngushtë mes PS dhe “Bashkë Fitojmë” në Tropojë

Teksa janë numëruar më shumë se gjysmat e Qendrave të Votimit, gara për Këshillat Bashkiakë në Tropojë mes PS dhe “Bashkë Fitojmë” është shumë e ngushtë.

Sipas të dhënave të KQZ, PS ka një epërsi duke siguruar 14.22% të votave, konvertuar në 4 mandate, ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka marrë 11.85% të votave, konvertuar në 4 mandate. Bindja Demokratike dhe Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet kanë marrë nga 2 mandate.

Kanë marrë nga 1 mandat secila Partia Unitet Kombëtar, Lëvizja punëtore Shqiptare, Partia Aleanca Demokratike, LZHK, PSD, PDS, Partia Lëvizja e Legalitetit, PR dhe PAA.

Ora 09: 18/ Mbyllet numërimi në Kamëz, PS merr 20 mandate, “Bashkë Fitojmë” merr 11

Pas bashkisë, Partia Socialiste ka marrë eshë shumicën në Këshill në Kamëz. Numërimi tashmë është mbyllur, ndërsa sipas të dhënave të KQZ, PS ka marrë 20 mandate, ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” me 11, PD dhe PSD kanë marrë nga 3 mandate, ndërsa PAA, PR dhe ALD kanë marrë nga 1 mandat.

Ora 09:10/ Numërohen më shumë se gjysmat e QV në Fier, PS në avantazh, merr 58.41% të votave

Kur janë numëruar më shumë se gjysmat e qendrave të votimit për Këshillat Bashkiakë në Fier, Partia Socialiste kryeson me 58.41% të votave, konvertuar në 32 mandate. Ndërkohë “Bashkë Fitojmë” ka marrë 12.49% të votave, 7 mandate, Partia Socialdemokrate ka marrë 8.91% të votave, 5 mandate, PD ka marrë 8.84%, 4 mandate, ndërsa PDIU, Aleanca Liberale e Djathtë dhe Partia Demokracia Sociale kanë marrë nga 1 mandat secila.

Ora 08:58/ Në Shkodër vijon numërimi, PS në epërsi, merr 32.43% të votave

Vijon numërimi  votave për Këshillat Bashkiakë në Shkodër, ndërsa deri më tani Paria Socialiste ka siguruar shumicën e votave. Sipas të dhënave të KQZ, PS ka marrë 32.43% të votave konvertuar në 18 mandate, “Bashkë Fitojmë” ka marrë 23.79% të votave, 13 mandate, Partia Socialdemokrate ka marrë 21.13%, 12 mandate, PD ka marrë 9.64% të votave, 5 mandate, ndërsa Fryma e Re Demokratike, Aleanca Liberale e Djathtë dhe Partia Lëvizja e Legalitetit kanë marrë nga 1 mandat.

Ora 08:33/ Vijon numërimi në Durrës, PS kryeson me 51.78% të votave

Vijon numërimi i votave për Këshillat bashkiakë në Durrës, ndërsa deri më tani Partia Socialiste ruan epërsinë.

PS ka marrë 51.78% të votave, ose 29 mandate, “Bashkë Fitojmë” ka marrë 24.45% të votave ose 13 mandate, PD ka marrë 8.58% ose 4 mandate, PAA ka marrë 7.26% ose 4 mandate, PDIU ka marrë deri më tani 2.13% ose 1 mandat.

Ora 08:16/ Vijon numërimi në Vlorë, PS kryeson me 33 mandate

Vijon numërimi i votave për Këshillat Bashkiakë, ku Partia Socialiste ruan një epërsi të dukshme duke siguruar deri më tani 33 mandate.

PS ka marrë 59.91% të votave, ndërsa ndiqet nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” që ka marrë 16.64% të votave, 9 mandate, më pas vjen PD me 6.20% të votave, 3 mandate.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë 2 mandate, ndërsa PAA, PDS, PR dhe Aleanca Progresiste LZHK kanë marrë nga 1 mandat.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

21 November, 2025
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

21 November, 2025
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

21 November, 2025
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result