Pas tërmetit të fuqishëm që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, shumë ekspertë të kërkim-shpëtimit janë angazhuar prej tre ditësh për të nxjerrë nga rrënojat personat që ndodhen nën to.
Kujtojmë që në këtë operacion janë angazhuar ekspertë nga vendi ynë por edhe të ardhur nga vendet fqinje si edhe të BE-së, si Kosova Italia, Franca, Kroacia, Zvicra, Serbia, Mali i Zi e të tjerë.
Në hotel Mira Mare ende vijon operacioni i kërkim-shpëtimit, dhe deri më tani në këto kërkime kanë marrë pjesë ekspertët e ardhur nga Italia dhe Franca.
Këto ekspertë janë ndërruar me ekipet e ardhura nga Mali i ZI dhe Serbia. Deri më tani nga pasojat e tërmetit kanë humbur jetën 49 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë. Sipas informacioneve më të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes ende kërkohet nën rrënojat e hotelit, më shumë se një person, duke shpresuar që të nxirren me shenja jete prej aty./TCh/