Vijon vala e dorëheqjeve në qeverinë britanike, por Johnson nuk “dorëzohet”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E sotmja do të jetë një ditë vendimtare për mbijetesën politike të kryeministrit Boris Johnson pas dorëheqjes së dy ministrave të rëndësishëm të martën, dhe thirrjeve të vazhdueshme për largimin e tij.

Rishi Sunak, ministër i financave dhe Sajid Javid, sekretar për Shëndetësinë dhe kujdesin social dhanë dorëheqjen brenda pak minutave mbrëmjen e së martës, me pretendimin se kishin humbur besimin tek Johnson.

Të njëjtin shembull ndoqën edhe anëtarë te tjerë më të rinj të qeverisë. Vala e dorëheqjeve vijoi edhe të mërkurën, me ministrin për fëmijët dhe familjet Will Quince, dhe asistenten e sekretarit të shtetit për transportin Laura Trott.

Por pavarësisht dezertimeve dhe sondazheve që sugjerojnë se shumica e elektoratit duan që Johnson të largohet, kryeministri duket se po përpiqet të ruajë pushtetin.

Mbrëmjen e së martës ai e zëvendësoi Sunakun si kancelar me sekretarin për arsimin Nadim Zahavi, ndërsa ish sekretari për Brexit Steve Barclay u emërua në vend të Javid si ministër i Shëndetësisë.

Gjatë ditës Johnson do të duhet të japë llogari para parlamentarëve  në një seancë që ka gjasë të përcaktojë të ardhmen e tij.

Share This Article