Viktima e 34 nga Covid-19? Ministria sqaron: Ndërroi jetë nga tumori i pankreasit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë.

Ministria informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid-19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi bartëse me Covid19.

Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike.

76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar./TCH/

Share This Article