Viktima e parë nga tërmeti që goditi Greqinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është regjistruar viktima e parë nga tërmet prej 6 ballësh, shkalla Rihter, që goditi Greqinë të mërkurën.

Bëhet fjalë për një 83-vjeçar, i cili gjatë lëkundjeve të fuqishme nuk mundi të dilte nga shtëpia.

Grupet e shpëtimit kanë mundur ta nxjerrin nga rrënojat 83-vjeçarin, i cili ka vdekur pas disa ditëve.

Ndërkohë, banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti kanë kaluar natën e katërt jashtë, të strehuar në tendat e ushtrisë.

Sipas matjeve të kryera nga grupet e specialistëve në shumë prej fshatrave të Thessalisë, 900 shtëpi, ose gati dy në tre prej atyre që janë vizituar nga inxhinierët janë shpallur të pabanueshme.

Një grup zyrtarësh të qeverisë me ministrin, Stelios Petsas, që kanë vizituar zonën kanë deklaruar se prej nesër qeveria do tu japë nga 300.000 euro bashkive në Tirnavo, Elasona dhe Farkadonas, në mënyrë që të shpërndajnë nga të paktën 600 euro banorëve, për të plotësuar nevojat e domosdoshme.

Mbrëmjen e së shtunës, një lëkundje tjetër prej 4.2 ballësh shkalla Rihter është regjistruar 5 km në veriperëndim të Larisës, me thellësi 8 km.

Ndërkohë, sipas pamjeve dhe matjeve satelitore specialistët deklarojnë se nga tërmeti i fuqishëm që goditi Thessalinë para katër ditësh, terreni është deformuar dhe në shumë vende ka pësuar rrëshqitje deri në 39 cm.

Gjithashtu banorët e zonës Zarkos dëshmojnë se në shumë prej tokave të tyre bujqësore janë hapur vrima të mëdha, nga të cilat ka edhe rrjedhje uji, fenomen që sipas sizmiologeve ndodh shpesh gjatë tërmeteve të fuqishme.

Share This Article