Një vilë mahnitëse rurale e shekullit të 17-të në veri të Britanisë me vlerë të llogaritur në 2 milionë paundë, raportohet se mund të fitohet me një llotari prej vetëm 10 paundë.
Sipas njoftimit, personit me fat i garantohet prona e gjerë piktoreske në Harrogate së bashku me £100,000 në para të thata, shkruan e përditshmja vendase TheSun.
Vila rurale e epokës ka një suitë të vecantë për të ftuar dhe në total ka katër dhoma gjumi, ajo nuk ka kredi për të paguar pasi të gjitha detyrimet janë të mbyllura.
Fituesit i jepen gjithashtu 100,000 paundë në para të thata dhe mund të vendosë nëse të jetojë aty, ta japë me qera apo ta shesë.
Nëse prona jepet me qera ekspertët llogarisin se mund të sjellë përfitim prej rreth 50,000 paundë në vit.
Shtëpia kryesore është e rinovuar në stil kontemporan, dhe ruan gjithsesi karakterin e saj historik.
Prandaj përfundimi është një përzierje harmonike e tipareve të epokës me lukset dhe lehtësirat moderne.
Fituesi me fat mund të përgatisë vaktet e ushqimit në kuzhinën e mrekullueshme dhe ambjentet e ngrënies të mbushura me dritë natyrale gjatë ditës.
Oferta e llotarisë shpreson të mbledhë më shumë para sesa vlera e vërtetë e shtëpisë dhe sipas tyre të përdoren më pas për bamirësi. Oferta e llotarise eshte shperndare ne shumicën e rrjeteve britanike ne promocion te grupeve te bamirësive shendetesore te kancerit dhe dhurimit te gjakut.