Villarreali fiton ndaj Bayernit, gjysmëfinalisti vendoset në Allianz Arena

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Villarreali ka dalë fitues në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve përballë Bayern Munichut duke triumfuar me rezultat 1-0.

Në takimin e zhvilluar në Estadio de la Ceramica, nëndetësja e Verdhë ia doli që të shënonte përballë gjigantit bavarez në fraksionin e parë të lojës.

Kur po zhvillohej minuta e tetë e takimit kur pas një angazhimi ekipor, Arnaut Danjuma e priti një pasim shumë të mirë nga Dani Parejo, të cilin e konvertoi në gol.

https://twitter.com/SQ_Opinar/status/1511792128866803726

Në mbyllje të pjesës së parë, Francis Coquelin e futi sërish topin në rrjetë, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje në ndërtimin e aksionit.

Në pjesën e dytë, Gerard Moreno vendosi të godasë nga largësia, por topi u përplas në shtyllë. I njëjti futbollist e provoi fatin nga distanca pas një daljeje të Manuel Neuer, por topi shkoi jashtë.

Epërsia prej një goli lë gjithçka të hapur, ashtu që në Allianz Arena do të vendoset nëse Villarreali apo Bayern Munichu do të vazhdojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Share This Article