Villarreali shkroi histori, e mposht në finale Manchester Unitedin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra spanjolle e fitoi trofeun e Europa Leagues për herë të parë në histori, e mposhti Man Utd në penallti.

Villarreali e ka shijuar më në fund trofeun e parë evropian.

“Nëndetësja e Verdhë” ia doli ta fitonte Europa Leaguen pas një finaleje dramatike.

Ekipi spanjoll e mposhti në finale Manchester Unitedin vettëm falë penalltive.

Loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, ndërsa nga pika e bardhë spanjollët e fituan trillerin e penalltivë, 11:10.

Gerard Moreno i kaloi spanjollët në epërsi pasi realizoi në minutën e 29-të të takimit.

Kurse, shifrat i barazoi Edinson Cavani në minutën e 55-të të ndeshjes.

Në penallti, hero i Villarrealit ishte portieri Geronimo Rulli.

Ai e realizoi penalltinë vendimtare pasi paraprakisht e kishte pritur goditjen e David de Geas.

Kjo ishte finalja e parë evropiane që u zhvillua me praninë e tifozëve pas dy vjetësh shkaku i pandemisë.

Për trajnerin Unai Emery ky ishte titulli i katërt i Europa Leagues, një rekord absolut për një trajner.

Nga ana tjetër, United mbeti pa trofe evropian që nga viti 2017.

Më pas, Villarreali u mposht nga Chelsea në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Evropës.

Ekipi i Verdhë ia doli të kualifikohet në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve këtë sezon. 

Share This Article