Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

AKU Shkodër ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia.

Bllokimi u bë në doganën e Hanit të Hotit teksa kamioni ishte duke hyrë drejt Shqipërisë nga Mali i Zi.

Shkak është bërë prania në sasinë e misrit të aplatoxinë B1 e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë. Kjo normë sipas burimeve për vendet e BE është e lejueshme, por në Shqipëri jo, për shkak se ka norma të tjera.

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Misri i bllokuar

Në këtë mënyrë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bërë bllokimin e sasisë prej 25 ton të misrit që po vinte nga Serbia.

Destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit, ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho, shkruan A2 CNN.

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Misri i bllokuar

Aksioni është duke vijuar ndërsa priten edhe bllokim i sasive të tjera të misrit sepse janë duke u kryer procedurat në doganën e Hanit të Hotit.

Ndërkohë bëhet e ditur se AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër për shkak të disa parregullsive të gjetura atje. 

Share This Article