Virologu italian: Një karantinë tjetër do të ishte vdekjeprurëse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Virologu italian Giorgio Palù, ka deklaruar se coronavirusit është vërtetë i rrezikshëm e për disa edhe vdekjeprurës, por në përgjithësi përqindja e vdekjeve është e ulët, dhe sipas tij nuk është as afër nivelit të murtajës.

“Duhet ta ndalim këtë histeri”, ka deklaruar Palu gjatë një interviste dhënë për Corriere dela Serra, transmeton Telegrafi.

Ai ka paralajmëruar se karantinimi i ri në tërë territorin e Italisë do të ishte “vetëvrasje për ekonominë, ndëshkim për studentët dhe nxënësit dhe do të nënkuptonte diskriminim për ata që vuajnë nga sëmundjet tjera, mbi të gjitha për ata që janë të prekur nga kanceri sepse për ata nuk do të kishte vend nëpër spitale.

Profesi i Universitetit të Padovës dhe dikur president i Asociacionit Evropian të Virologëve, ka thënë se “situata në repartet e kujdesit intensiv është tregues i besueshëm i infeksionit me COVID-19, sepse vetëm ato të dhëna japin pamjen reale të infeksionit”.

Share This Article