Virusi aziatik lëkund bursat evropiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bursat evropiane u mbyllën sot me ulje, të shqetësuara dukshëm nga përhapja e një virusi të ri vdekjeprurës në Azi.

Ky virus i ri, i ngjashëm me SARS-in, që vrau 800 personave në vitin 2003, ka shkaktuar gjashtë viktima në Kinë dhe po ndikon rëndë mbi bursat, pas goditjes tjetër të rëndë të një ditë më parë nga parashikimet e ulëta të rritjes globale të paraqitur nga FMN.

“Pas arritjes së marrëveshjes tregtare Kinë-SHBA, që lehtësoi investitorët, kjo krizë shëndetësore është si një rrufe në qiellin e hapur të bursave”, tha Jochen Stanzl, analist në CMC Markets, i cili i trembet pasojave të rënda ekonomike të mundshme./ATSH/

Share This Article