Virusi i gripit mund të kurojë kancerin e fshikëzës?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke përdorur virusin e gripit, mund të kurohet kanceri në fshikëzë, thuhet në studimin e botuar në revistën ”Clinical Cancer Research”.

Një pacient ishte krejtësisht i shëruar nga kjo sëmundje pas trajtimit dhe në 14 pacientë të tjerë të trajtuar, vdekja e qelizave tumorale solli zvogëlimin e masës tumorale.

Studimi u krye në Universitetin e Surreyt, dhe sipas shkencëtarëve, virusi i quajtur coxsackievirus (CVA21) mund të revolucionarizojë terapinë e kancerit dhe të zvogëlojë rrezikun e recidivave. “Virusi depërton në qelizat e kancerit dhe i vret duke aktivizuar një proteinë nga sistemi imunitar i pacientit dhe stimulon qelizat e tjera të sistemit imun për të sulmuar tumorin, i cili normalisht nuk është sulmuar nga mbrojtësit e trupit dhe prandaj quhet tumor i ftohtë”, thotë autori i veprës, Hardev Pandha./ATSH/

Share This Article