Britania është vendi i parë në botë që nisi vaksinimet anti Covid dhe që miratoi tre prej tyre më herët ee vendet e tjera, por situata duket se është serioze për shkak të nivelit të përhapjes së virusit dhe shpejtësisë së transmetueshmërisë së mutacionit të ri.
Në një deklaratë për mediat nga Londra, shefi Ekzekutiv i NHS, Simon Stevens tha se koronavirusi ka dalë jashtë kontrollit në shumë pjesë të Britanisë.
Ni tha: Në Londër ndoshta një në 30 është me virus dhe ndoshta dyfishi i këtij numri në disa pjesë të tjera.
Ai shtoi se ka pasur rritje me 50% të shtrimeve në spital në javët e fundit, duke mbingarkuar sistemin shëndetësor.
“Pra, ky është një moment shumë serioz për vendin dhe për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit. Vlen të kujtohet se kjo prek të gjitha moshat një e katërta e shtrimeve në spital nga Covid tani janë për njerëzit e moshës nën 55 vjeç.”