Virusi që po vë në vështirësi sistemin shëndetësor në Kinë, prek fëmijët dhe të moshuarit, mbushen spitalet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas pasojave katastrofike të Covid-19, e cila më pas u përhap në thuajse të gjithë botën, Kina po përballet aktualisht me një shpërthim misterioz viral që po “përmbyt” spitalet me rastet e shtrimeve.

Videot në mediat sociale duket se tregojnë njësitë spitalore të mbingarkuara, me pacientë me maska për fytyrën dhe prindërit që mbajnë fëmijë të sëmurë në radhë të gjata në njësitë pediatrike.

Shumë po bëjnë krahasimin e kësaj situate me ditët e errëta të pandemisë Covid-19 pesë vjet më parë që nga fillimi i saj në qytetin e Wuhan.

Sipas raporteve të lajmeve lokale, një virus pak i njohur i quajtur metapneumovirus human (HMPV) është “fajtori” për situatën e krijuar.

Normalisht ky virus shkakton një sëmundje të lehtë të ngjashme me të ftohtin, duke përfshirë ethe, kollë, dhe sekrecione.

Në raste të rënda, HMPV mund të çojë në bronkit ose pneumoni, veçanërisht te fëmijët.

Virusi përhapet përmes pikave të frymëmarrjes dhe kontaktit të ngushtë fizik, duke e bërë atë shumë ngjitës në mjedise të mbushura me njerëz.

Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sugjerojnë se gripi i rregullt po kryeson shpërthimin e fundit, me 30 për qind të testeve që rezultojnë pozitive dhe një në shtatë persona të shtruar në spital me një sëmundje të rëndë të frymëmarrjes.

@dailymail

China is reportedly being ravaged by a mysterious viral outbreak that is overwhelming some hospitals. Videos on social media appear to show hospital units overrun with patients in face masks, and parents holding sick children in long lines in pediatric units. There have also been unverified reports that crematoriums and funeral homes are being overwhelmed. The alarming scenes and lack of official commentary have led some to draw similarities to the early days of the Covid outbreak in China. Local news reports have blamed a little-known virus called human metapneumovirus (HMPV) — which normally causes a mild cold-like illness — for the latest outbreak, though officials have yet to confirm this. Read the full story on DailyMail.com. #news #china #covid19 #health #science

♬ Suspenseful and tense orchestra(1318015) – SoLaTiDo
Share This Article