Vitesse e befason Tottenhamin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tottenhami i la yjet e skuadrës në shtëpi, por pësoi disfatë. Të enjten, anglezët u mposhtën në udhëtim te holandezët e Vitesses me rezultatin 1:0, në kuadër të Grupit G në Ligën e Konferencës.

Maximilian Wittek shënoi 12 minuta para fundit të ndeshjes dhe i dha fitoren e parë në histori të ballafaqimeve të ndërsjella me një herë finalistin e Ligës së Kampionëve.

Spursi në pjesën e dytë e qëlloi tërthorësen me Bryan Gilin, ndërsa e mbylli takimin me vetëm një gjuajtje në kornizën e portës.

Te Tottenhami munguan lojtarët kyç si Harry Kane dhe Heung-Min Son.

Në stol te skuadra holandeze ishte reprezentuesi i Kosovës, Toni Domgjoni.

Rennesi është i pari me shtatë pikë pas tri xhirove.

Vitesse është i dyti me gjashtë pikë, ndërsa Tottenhami renditet i treti me katër pikë.

E fundit është Mura pa pikë.

Share This Article