Viti 2016, më i nxehti në histori të Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë vitet e fundit kanë shënuar temperaturat më të larta në historikun e matjeve në 80% të sipërfaqes globale, përfshirë Europën dhe Shqipërinë.

Kryeson viti 2016, si viti më i nxehtë me rreth 3°C mbi temperaturën mesatare normale të globit, vit i cili ndiqet nga 2015, 2017 dhe 2018. Edhe viti 2019 ka shënuar temperatura të larta dhe deri në këto momente renditet i treti më i nxehtë, pas viteve 2016 dhe 2015.

Bazuar në parashikimet afatgjata të temperaturave për gjysmën e dytë të vitit 2019, parashikohet që ky vit të përmbyllet si një vit i nxehtë dhe mundësitë janë mbi 70% që viti 2019 të ruajë vendin e tretë ndër vitet më të nxehta në rang Europe dhe Shqipërie.

Share This Article