Viti i ri shkollor, Boçi: Nuk ka libra falas, gjithçka blihet me lekë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi deklaroi sot se shkollat kanë afishuar çmimet e të gjitha librave në xhamat hyrës, madje me logon e Ministrisë dhe prindërit orientohen t’i blejnë ato.

“Një tjetër mashtrim gjigant del në dritë. Tani me fëmijët, për librat falas, ose më saktë “në përdorim”. Por as “në përdorim” nuk ka falje. Rama e Shahini deklaruan me pompozitet që librat “falas” shkojnë deri në klasën e shtatë! Por e vërteta flet ndryshe”, theksoi Boçi.

“Shkollat kanë afishuar çmimet e të gjitha librave në xhamat hyrës, madje me logon e Ministrisë dhe prindërit orientohen t’i blejnë ato. Abetarja kushton 5170 lekë. Gjuha shqipe, klasa e dytë, 4620 lekë Matematika, klasa e tretë, 4750 lekë. Gjuhë Angleze, klasa e katërt, 5540 lekë. Matematikë, klasa e pestë, 5000 lekë”, nënvizoi ai.

Sipas tij justifikimi është se, “librat në përdorim kanë mbaruar! Falas maksimumi ndonjë fletore pune”. 

Share This Article