Viti që ndryshoi Evropën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë vjet më parë, më shumë se një milion njerëz kanë kaluar në Evropë. Shumë nga ta kanë marrë rrezikun e madh dhe janë nisur drejt udhëtimeve të rrezikshme në përpjekje për t’i ikur konfliktit dhe për të gjetur një jetë më të mirë.

Por fluksi i papritur i njerëzve ndezi një krizë – njerëzore dhe politike – përderisa Evropa e pati të vështirë t’i përgjigjet, shkruan KOHA. Mijëra sosh vdiqën duke u munduar të prekin bregun e detit dhe, përderisa disa vende iu hapën krahët, të tjerat ngritën gardhe dhe mbyllën kufijtë e tyre.

Ndikimi i këtij migrimi masiv ndihet ende edhe sot. Këtu, korrespondentët e BBC-së, ekspertët dhe ata të cilët udhëtuan krye në vete pasqyrojnë atë kohë dramatike. Si i ndryshoi kjo gjë Evropën dhe jetët e njerëzve të përfshirë?

Si filloi: “E dija që s’kemi të ardhme”

Lara Tahan, mësuese siriane: Jeta ime para luftës së vitit 2011 ishte shumë e mirë. Isha mësuese e matematikës në Halep me dy fëmijë. Por kur filloi lufta, e dija se nuk kam të ardhme në këtë vend. Dikur ngisja makinën për të shkuar në punë dhe shihja trupat e vdekur përreth rrugës. Kështu që shkova në Turqi – ishte mundësia më e lehtë atëbotë.

Mark Lowen, korrespondent në Turqi gjatë viteve 2014-19: Lufta e Sirisë e goditi Turqinë në front të historisë së migracionit. Ajo kufizohet me Greqinë dhe Bullgarinë, kështu që në shumë mënyra u shndërrua në dhomën e pritjes evropiane. Ishte një vlug i madh i njerëzve nga Siria për në Turqi dhe pastaj për në Greqi në vitin 2015.

Share This Article