Vizita e Biden në Kiev, Rusia lëshoi “Satana”-in

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia ka dashur të lerë një shenjë gjatë vizitës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Kiev, por mes duket ka dështuar.

Sipas të dhënave nga Kremlini, ushtria vendase lëshoi për të testuar një raketë balistike ndërkontinentale Sarmat, me nofkën Satan II, por pa arritur në rezultatet e pritshme.

Rusia ka njoftuar paraprakisht Shtetet e Bashkuara për testimin e raketës përmes linjave të dekonfliktit, ndonëse kishte marrë informacione për lëvizjen e presidentit të SHBA.

Një zyrtar amerikan i tha CNN se testi nuk përbënte rrezik për Shtetet e Bashkuara dhe se nuk konsiderohet një përshkallëzim.

Raketa balistike interkontinentale Sarmat RS-28 cilësohet si më e fuqishmja në dispozicion, dhe ishte testuar fillimisht në prillin e këtij viti. Raketa njihet me emrin Satan-2 në vendet e Perëndimit, dhe sipas ndërtuesve ka kapacitetin për të shmangur çdo sistem antiraketor të njohur.

Raketa që mund të përshkojë mbi 13 mijë kilometra dhe ka kapacitetin për të mbajtur deri në 13 bomba atomike brenda saj.

Share This Article