• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Vizita e Blinken s’duhet të jetë pardon për qeveritarët e korruptuar shqiptarë

Vizita e Blinken s’duhet të jetë pardon për qeveritarët e korruptuar shqiptarë

by albnews
12 February, 2024
in Bota
0
33
VIEWS

Nga Mark Crawford

Një shprehje e famshme thotë se në ditët e fundit do të ketë luftëra dhe thashetheme për luftëra. Nëse kjo profeci do t’i drejtohej vetëm Ballkanit, ajo tashmë do të ishte përmbushur shumëfish. Thashethemet për konflikt janë shfaqur edhe një herë në Ballkan, me pretendime të vazhdueshme për ndikimin rus në stabilitetin e rajonit dhe Misioni Ushtarak i Evropës raportohet të jetë i shqetësuar për ndikimin rus si në Republikën Srpska, ashtu edhe në pjesën veriore të Kosovës.

Duke marrë parasysh që zgjedhjet ruse po afrohen, 15-17 mars, dhe duke vënë në dukje se sa shumë “ish-komunistëve” të Evropës Lindore u pëlqejnë lidhjet me datat historike dhe ditëlindjet, pas dëgjimit të intervistës të Tucker Carlson me V. Putin, edhe një analist me gjimnaz mund të sugjerojë që, NATO thjesht të punësojë dikë që të kryejë një kërkim rutinë në internet se cilat ditë të rëndësishme po afrohen, dhe përgatitjet të vijojnë në përputhje me to. Për fat të mirë për Ballkanin, ditëlindja e Putinit nuk vjen para 7 tetorit (që është dita kur ndikimi rus dyshohet se luajti rol në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit në 2023).

Shqetësimet për rajonin kanë arritur në atë nivel sa Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se vetë Sekretari Blinken do të vizitojë Shqipërinë gjatë muajit shkurt për të riafirmuar një qëndrim të përbashkët amerikano-shqiptar në lidhje me “stabilitetin në Ballkanin Perëndimor” dhe “Sovranitetin dhe Integritetin Territorial të Ukrainës”. Vizita e Blinken do të pritet mirë në Shqipëri. Politikanë individualë shqiptarë kanë treguar se dinë të bëjnë çkamos për të promovuar përshtypjen e mbështetjes së tyre nga Shtetet e Bashkuara, madje për këtë janë të gatshëm të thyejnë shumë ligje amerikane, siç dëshmohet nga çështja “Bilal Shehu”. Në këtë vizitë nuk pritet të shkelet asnjë ligj. Një vizitë te refugjatët afganë të pritur nga Shqipëria, një vizitë në administratën shqiptare dhe në Ambasadën e SHBA-së, të gjitha bien në përputhje me idenë se politikanët shqiptarë vdesin për një rast fotografik (photo op), veçanërisht me personalitete amerikane.

Shqipëria mbetet në dukje pro-amerikane dhe një aleate në pastrimin e komplikacioneve të politikës së jashtme të Washington-it, nga të burgosurit e Gjirit të Guantanamos, tek (pothuajse) ndihma për çështjen e armëve kimike siriane, te muxhahedinët iranianë dhe te refugjatët afganë. Shqipëria e ka zgjeruar së fundmi këtë model për të ndihmuar Italinë me problemet e saj të emigracionit. Shqipëria padiskutim jep kontribute pozitive, ndonjëherë asimetrike për ekipin e NATO-s.

Megjithatë, Shqipërisë nuk duhet t’i jepet një leje kalimi falas, për atë që raporti i Komitetit Mbikëqyrës të Kongresmenit Raskin (Demokrat-Maryland) e përshkruan si “korrupsion të përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet bashkiake”. Për më shumë, Shqipërisë nuk duhet t’i jepet pardon kur përpiqet të korruptojë zyrtarët amerikanë dhe politikën e sigurisë së SHBA-së, për aq sa aktakuzat e Komitetit Mbikëqyrës dhe të Departamentit të Drejtësisë përshkruajnë anëtarët e lartë të qeverisë shqiptare, veçanërisht në Ministrinë e Energjisë, si incentivues të paligjshëm të një agjenti të lartë aktiv të FBI-së në emër të interesave ruse të naftës. Zyrtarët shqiptarë të përfshirë do të duhet të bëjnë më shumë sesa të paraqiten në dhomën e tejmbushur të Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve për të liruar veten nga pasojat e veprimeve të tyre, veçanërisht pasi Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional nënvizon pretendimet se praktika thelbësore e pastrimit të naftës ruse vazhdon. Aleatëve të Amerikës, aleatëve të NATO-s, nuk mund t’u jepet një lejekalim për të kompromentuar zyrtarët amerikanë, në mënyrë që këta të ndihmojnë anën ruse të një konflikti që Amerika po e kundërshton në mënyrë aktive.

Për të sjellë stabilitet në Ballkan, përgjegjësia në fund të fundit është mbi njerëzit e Ballkanit. Megjithatë, SHBA mund të ketë dhe mund të luajë ende një rol më efektiv. Kjo administratë amerikane trashëgoi një platformë të gatshme për krijimin e paqes përmes diplomacisë ekonomike, por zgjodhi që ajo të shpërbëhej. Duhet ta ringjallë.

Në vitin 2017, unë isha palë në një sërë takimesh, duke filluar nga Jerusalemi dhe deri në Kosovë, në përpjekje për të vendosur lidhje më të thella ekonomike mes dy vendeve. Ajo që nisi si një nismë ekonomike (një zgjerim i rolit që luajta si Kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë), tregoi potencial për implikime diplomatike. Në atë fazë, unë përdora lidhjet e mia nëpërmjet rolit tim si Zëvendës President Global i Legjislacionit të Republikanëve amerikanë në Diasporë për t’ia kaluar stafetën përmes anëtarëve Republikanë të Diasporës në Gjermani te ambasadori Richard Grenell, të cilin Presidenti Trump më vonë e emëroi si të dërguar special për bisedimet Serbi-Kosovë. Puna e ambasadorit Grenell rezultoi në “Marrëveshjen e Washington-it” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja përfshinte hapa drejt diversifikimit të energjisë dhe pavarësisë. Në rastin e Serbisë kjo nënkuptonte një pavarësi më të madhe energjetike nga Rusia. Korporata Financiare e Zhvillimit të SHBA-së vendosi lidhje më të mëdha me rajonin, duke përfshirë emërimin e një përfaqësuesi rezident. Ambasadat e SHBA brenda rajonit filluan të promovojnë energji dhe investime më të mëdha amerikane, duke përfshirë ardhjen e Exxon në Shqipëri.

Megjithatë, interesi i administratës aktuale për rajonin filloi të shpërbëhej ngadalë. Përfaqësuesi rajonal i DFC-së u shkarkua dhe nuk u zëvendësua. Mbështetja për investime për hidrocentralet e reja ka ngecur. Firmat amerikane, përfshirë Exxon, shfaqja e së cilës në promovimin e eksporteve amerikane të gazit ishte paralajmëruar, bënë një dalje të qetë. Së fundmi, qeveria amerikane bëri hapin e jashtëzakonshëm, jo vetëm për të braktisur në mënyrë pasive përfitimet e saj në diplomacinë ekonomike, por për të ndërprerë plotësisht eksportet e gazit amerikan. A janë të befasuar tani Shtetet e Bashkuara që dora e ndikimit të Rusisë mbetet e fortë në rajon?

Amerika duhet të zgjohet para realitetit ballkanik. Ajo duhet të ndalojë së toleruari aktorë individualë të korruptuar që mbështillen me flamurin amerikan për të promovuar politiko-pasurinë e tyre duke kompromentuar sigurinë amerikane. Amerika duhet të ndalojë vargun aktual të gabimeve në diplomacinë ekonomike dhe të riangazhohet me rajonin, jo vetëm diplomatikisht dhe ushtarakisht, por financiarisht, siç është iniciuar nga Marrëveshja e Washington-it. Ndryshe, më e mira që duhet të shpresojë Amerika dhe Ballkani përballë luftërave dhe thashethemeve për luftë, janë vetëm disa selfie me një zyrtar të Departamentit të Shtetit.

Previous Post

Loja është lojë’ Fjoralba Ponari thumbon Romeon nëpërmjet Donaldit

Next Post

2,6 pikë për ndeshje, Inter pa rivalë në Serie A, por në mes tani futet Champions

albnews

albnews

Related Posts

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani
Bota

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë
Bota

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?
Bota

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Next Post
2,6 pikë për ndeshje, Inter pa rivalë në Serie A, por në mes tani futet Champions

2,6 pikë për ndeshje, Inter pa rivalë në Serie A, por në mes tani futet Champions

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM