ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Liqeni Baikal, pasuria natyrore siberiane që ruan historinë e 30 milionë viteve 4 minutes ago
Sllovakia heq veton, BE miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë: Nga ndalimi i gazit të lëngshëm te kufizimi i lëvizjes së diplomatëve 9 minutes ago
Ja sa milionë euro humbi Barcelona me anullimin e ndeshjes në Majemi 13 minutes ago
Rubio paralajmëron Izraelin: Aneksimi i Bregut Perëndimor kërcënon marrëveshjen për paqen 16 minutes ago
Harry Kane vendos një rekord të çmendur që as Ronaldo dhe as Messi nuk e kanë arritur 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Vizita e Kurtit në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit – takimi me kryeministrin britanik dhe fotografi nga takimet tjera

albnews by albnews
23 October, 2025
in Kosova, UK
0
Vizita e Kurtit në Londër në kuadër të Procesit të Berlinit – takimi me kryeministrin britanik dhe fotografi nga takimet tjera
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Londër këtë herë po mbahet samiti i Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, së bashku me udhëheqësit e disa shteteve të Bashkimit Evropian.

I pranishëm në këtë samit ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

RelatedPosts

Mahmood thotë se Ministria e Brendshme ‘ende nuk është e përshtatshme për qëllimin’

Titujt e Gazetave në UK

Mbreti zbret në Romë për një vizitë historike për t’u takuar me Papën

Në këtë samit temë e diskutimeve është forcimi e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.

Gjatë vizitës atje, Kurti ka marr pjesë në Kurti në pritjen mbretërore (“Royal Reception”) të organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III me rastin e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet në Londër. Pritja u organizua në pallatin “St James’s Palace”.

Në këtë pritje të veçantë, përveç Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, morën pjesë edhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë, Kurti u takua me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, Kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker.

Kurti është pritur në takim edhe nga Sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Në njoftimin e Kryeministrisë bëhet e ditur se në takim u diskutua mbi temat kryesore të Samitit: sigurinë, rritjen dhe migracionin, si thelbësore për Ballkanin Perëndimor dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu, biseduan për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes në fushat e energjisë, infrastrukturës, përfshirë edhe transportin dhe edukimin.

“Prioritet i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Përmes partneritetit me Britaninë e Madhe, mund të ecim drejt integrimit në aleancën e Atlantikut të veriut, por edhe angazhohemi për njohje të reja”, citohet të ketë thënë Kurti.

Kryeministri kujtoi që përgjegjësit për sulmin paramilitar e terrorist në Banjskë ende janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, përkundër faktit që autori i sulmit, terroristi Milan Radoiçiq, ka pranuar përgjegjësinë.

“Lënia e tyre të lirë përbën kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë e Kosovës”.

Pas takimit që u zhvillua në pjesën e parë të ditës me Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme, Yvette Cooper dhe pas përfundimit të sesioneve të diskutimeve në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, në margjina të tij, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Kryeministri Kurti shprehu vlerësimin e lartë për udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe organizimin e Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër për herë të dytë pas vitit 2018.

Gjersa diskutuan rreth temave kryesore të Samitit, gjegjësisht siguria, rritja dhe migracioni, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e rolit të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe paqes. /Telegrafi/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Liqeni Baikal, pasuria natyrore siberiane që ruan historinë e 30 milionë viteve

Liqeni Baikal, pasuria natyrore siberiane që ruan historinë e 30 milionë viteve

23 October, 2025
Sllovakia heq veton, BE miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë: Nga ndalimi i gazit të lëngshëm te kufizimi i lëvizjes së diplomatëve

Sllovakia heq veton, BE miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë: Nga ndalimi i gazit të lëngshëm te kufizimi i lëvizjes së diplomatëve

23 October, 2025
Ja sa milionë euro humbi Barcelona me anullimin e ndeshjes në Majemi

Ja sa milionë euro humbi Barcelona me anullimin e ndeshjes në Majemi

23 October, 2025
Rubio paralajmëron Izraelin: Aneksimi i Bregut Perëndimor kërcënon marrëveshjen për paqen

Rubio paralajmëron Izraelin: Aneksimi i Bregut Perëndimor kërcënon marrëveshjen për paqen

23 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result