Vizita e ministrit grek në Kosovë e rëndësisë së veçantë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla po pret sot në takim homologun e saj grek, ministrin e jashtëm Nikos Dendias.

Për pak minuta Dendias pritet që të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Para arritjes së ministrit grek, Haradinaj tha se ky takim është i rëndësisë së veçantë, në funksion të ndërtimit të aspiratës për njohje.

“Vizita e sotme e ministrit grek në Kosovë është e një rëndësie e veçantë. Siç e dini Greqia përveç që është shtet anëtar i Bashkimit Evropian, është edhe shtet i rajonit. Andaj këtu përkundër faktit që ka qenë një shtet mosnjohjes në mesin e pesë shteteve mosnjohëse të BE-së, Greqia ka vënë një standard të lartë të bashkëpunimit dhe konstruktivitetit ndaj Kosovës, republikës sonë dhe qytetarëve tanë. Dhe siç e dini është po ashtu një sinjal i mirë që marrëdhëniet tona po thellohen, po intensifikohen raportet. Por, edhe po ndërtohet një themel shumë i fuqishëm në funksion të ndërtimit të aspiratës tonë që shkon drejt njohjes. Andaj besoj që kjo është ngjarje mjaft e rëndësishme për Kosovën, dhe besoj që sot gjatë ditës do të kemi kohë dhe mundësi që në detaje me ministrin të diskutojmë edhe modalitetet; fushat dhe interesit të përbashkët në të cilat mund të punonim për të thelluar dhe për të fuqizuar marrëdhënien tona bilaterale”, tha ajo.

Share This Article