Vizita e parë e Biden një ditë pas fitores

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Joe Biden e nisi ditën e tij të parë si President i zgjedhur i SHBA me një vizitë në kishë. I shoqëruar edhe nga anëtarë të familjes së tij Biden mbërriti në kishën katolike të Shën Jozefit në Brandywine që në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Djali i tij Beau Biden që vdiq nga kanceri në tru në 2015-ën është varrosur në varrezat e kësja kishe. Në hyrje të kishës qëndronin roje të sigurisë. Biden është i dyti president katolik që nga John F. Kennedy i cili gjithashtu kishte shkuar në të njëjtën kishë mëngjesin e së dielës së parë pasi ishte zgjedhur president. 

77-vjeçari demokrat e ka shprehur shpesh herë besimin e tij katolik. Të hënën pritet që ai të emërojë task forcën që do të administrojë situatën e pandemisë, një nga sfidat më të mëdha të tij në detyrë. Në krahun tjetër, Presidenti në detyrë Donald Trump e kaloi paraditen e së dielës duke luajtur golf. Nga ana e tij nuk ka ende ndonjë shenjë se do të njohë Biden si President. ©LAPSI.al

Share This Article