Vizita e parë jashtë vendit, Biden udhëton drejt Britanisë së Madhe dhe Belgjikës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Udhëtimi i parë i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden jashtë vendit, është caktuar për në qershor në Britaninë e Madhe dhe Belgjikë.

Presidenti Biden do të marrë pjesë në samitin e G7-ës në Kornuoll të Britanisë, nga 11 deri 13 qershor, ku do të zhvillojë takime dypalëshe me udhëheqësit e shtatëshes, përfshirë Kryeministrin britanik Boris Johnson, tha Shtëpia e Bardhë.

Më pas, Presidenti Biden do të shkojë në Bruksel për Samitin e NATO-s në 14 qershor. “Presidenti Biden do të afirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, sigurinë transatlantike dhe mbrojtjen kolektive,” tha sekretarja e shtypit.

Udhëtimi synon të nxjerrë në pah “angazhimin e presidentit amerikan për të riparuar aleancat tona, për të rigjallëruar marrëdhëniet ndëratlantike dhe për të punuar në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një deklaratë.

Njoftimi u bë ndërsa Presidenti Biden i dha fund një takimi botëror të nivelit të lartë, që shënoi një angazhim të ri amerikan në përpjekjet për të luftuar ndryshimin e klimës.

Vizita e Bidenit në Evropë do të jetë e para për të jashtë SHBA-së, që kur mori mandatin e presidentit në janar.

Share This Article