Vizita e Ramës në Itali, pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministrja Meloni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia e tij italiane Giorgia Meloni.

Gjatë vizitës së tij në Itali, Rama ka zhvilluar takime me liderët kryesorë të vendit.

Fillimisht Rama është takuar me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga takimi, Rama shkruante se qëllimi kryesor i takimeve do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve.

“Romë – Me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa, në nisjen e vizitës së nivelit të lartë, ku në qendër do të jetë mbledhja e Komitetit të Përbashkët të Investimeve”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë që gjatë kësaj vere kryeministrja e Italisë së bashke me familjen e saj zgjodhi që disa ditë pushimi t’i kalojë në jug të Shqipërisë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, ku patën edhe disa takime së bashku.

Share This Article