Familja e Princit Harry nuk ka në plan të takohet me të gjatë vizitës së tij në Brtitani. Babai i tij, Mbreti Charles, është në përgatitje e sipër për të nisur vizitën shtetërore tre-ditore në Gjermani, raporton ‘DailyMail’.
Mësohet se se ai kishte ‘kontaktuar’ me të atin për ta njoftuar se do të ishte në Britani, por iu tha se mbreti ishte ‘i zënë’.
Vëllai i tij, Princi i Uellsit, është larg me familjen e tij pasi fëmijët e tij janë pushim nga shkolla për Pashkë. Nuk dihet për sa kohë do qëndrojë Harry në Britani.
Në fillim të këtij viti, Mail zbuloi se si Charles dhe William ishin lënduar dhe të zemëruar nga sulmet e përsëritura të Harry-t ndaj familjes së tij, sidmos në librin, Spare. Edhe pse një ftesë për të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit në maj i është bërë Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, ende nuk ka asnjë fjalë nëse e kanë pranuar apo jo.
Stafi i Pallatit ka nisur përgatitjet edhe në rast se do të vijnë, duke qenë se ngjarja historike është më pak se gjashtë javë larg.