Vizita në Strasburg, Berisha: Denoncuam Ramën si autor kryesor i aferave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të enjte, ka folur për vizitën e tij në Strasburg. Berisha deklaroi se ka falënderuar Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për qëndrimin e saj të prerë ndaj Ramës, duke zbuluar se të gjitha takimet zyrtare të planifikuara për kryeministrin shqiptar ishin anuluar pas fjalimit të tij.

“I falënderova për anulimin e drekës zyrtare, një traditë e këtij institucioni për krerët e shteteve dhe qeverive. Këto janë akte mbështetjeje për qytetarët shqiptarë,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, gjatë qëndrimit në sallën e parlamentit u denoncua Rama si autor kryesor i aferës Balluku dhe AKSHI-t, si dhe për rrezikun që përbën ndaj vendeve të Europës. “Kërcënimi që paraqet Edi Rama është tronditës, pasi ka bërë të mundur që të dhënat e internetit të bien në duart e bandave, karteleve të drogës dhe armiqve të NATO-s,” tha Berisha.

Ai shtoi se për tre ditë rresht, në Strasburg, “fantazma e kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, ishte më e përçmuara”, duke e renditur Shqipërinë e sotme si “një nga diktaturat autoritare, por e vetmja që bazohet në drogë”, sipas tij. 

Share This Article