Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Laburistëve për rajonin South Shields, Emma Lewell, i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm britanik David Lammy, që Britania e Madhe të ashpërsojë gjuhën në drejtim të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic.

Kjo kërkesë vjen pasi Vuçiç u bë një nga dy liderët europianë që mori pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë, me ftesë të Presidentit rus Vladimir Putin.

“I kam shkruar sot Sekretarit të Jashtëm duke kërkuar një hap ndryshim në qasjen ndaj politikës sonë të jashtme ndaj Serbisë pas pjesëmarrjes së presidentit Vuçiç në paradën ushtarake të Moskës më 9 maj”, thuhet në kërkesën e Lewell.

Letra e saj është nënshkruar edhe nga 25 parlamentarë të tjerë britanikë, të cilët duan “ndëshkimin” e Vuçiç pas afrimitetit të shtuar me Rusinë. 

Share This Article