Vjedh makinën e policisë, ndjekja përfundon tragjikisht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë vodhi një makinë policie dhe pasi forcat e rendit iu vunë pas, ai u hodh nga makina me shpejtësi të lartë, duke humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditën e martë.

Ende nuk dihet se si u vodh makina e policisë, me personin që eci në autostradë me një shpejtësi deri në 160 km/h. Sipas policisë, burri i cili ishte me probleme mendore, ishte i armatosur me pushkë.

Në një moment, ai del nga makina dhe hidhet, ndërkohë që mjeti vijon rrugën derisa përplaset me një shtyllë ndriçimi.

Pasi i dhanë ndihmën e parë mjekësore, forcat e rendit njoftuan se personi që vodhi makinën vdiq në spital.

Share This Article