Vjedulla e uritur zbuloi koleksionin më të madh të monedhave romake

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vjedull e uritur mendohet se e ka zbuluar koleksionin më të madh të monedhave romake. Rasti ka ndodhur në pjesën veriore të Spanjës.

Thesari u gjet afër një strofulli të një kafshe në komunën Grado të Asturias. Mendohet se kafsha i kishte nxjerrë monedhat përderisa po kërkonte dëshpërimisht ushqim në dimrin e kaluar, që në atë zonë ishte i ashpër.

Rajoni ishte përballur me reshje të dendura bore, kur ishte goditur nga Stuhia “Filomena” vitin e kaluar, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.

Në përpjekje dëshpëruese për të gjetur ushqim, kafsha, për të cilën hulumtuesit besojnë se mund të kishte qenë vjedull, i futi këmbët në një çarje të vogël afër strofullit. Por asaj nuk i hynë në punë asgjë monedhat e vjetra dhe disa prej tyre i la para strofullit.

209 copët më pas u gjetën nga dy arkeologë, kur shkuan për ta vizituar shpellën “La Cuesta” bashkë me një banor, sipas një raporti të publikuar së fundi në një revistë arkeologjike.

Koleksioni i monedhave doli të ishte gjetje e jashtëzakonshme, sepse ato u përkasin shekujve III deri V të Erës Sonë.

Share This Article