Vjehrra e kryeministrit britanik: Sunak-un e bëri kryeministër vajza ime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Unë burrin tim e bëra biznesmen. Ndërsa vajza ime e bëri burrin e saj Kryeministër të Britanisë së Madhe. Kjo është për shkak të lavdisë së grave. Mund të shihni se si një grua e ndryshon burrin e saj”, tha Murty

Sudha Murty, vjehrra e kryeministrit britanik, Rishi Sunak, tha se atë e ka bërë kryeministër vajza e saj, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Hindustantimes, Sudha Murty, nëna e Akshata Murty, theksoi se vajza e saj ka ndikuar në shumë dimensione në jetën e bashkëshortit të saj, Rishi Sunak.

Duke pohuar se ardhja e Sunak-ut në pushtet është bërë falë vajzës së saj, Murty tha se, “Unë burrin tim e bëra biznesmen. Ndërsa vajza ime e bëri burrin e saj Kryeministër të Britanisë së Madhe. Kjo është për shkak të lavdisë së grave. Mund të shihni se si një grua e ndryshon burrin e saj”.

Ajo gjithashtu theksoi se vajza e saj ndikoi edhe në dietën e të shoqit, duke shtuar se Sunak çdo të enjte agjëron.

Share This Article