Vjehrra “fut në dorë” dhëndrin/ E rreh dhe përfundon në pranga

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lushnjë. Shtetasja L.Sh., 52 vjeçe, është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht dhëndrin. Policia ka ndërhyrë dhe ka vënë në pranga 52-vjeçaren.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen L. Sh., 52 vjeçe, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së saj. Sipas Policisë, 52-vjeçarja është konfliktuar dhe më pas ka përdorur dhunë fizike ndaj bashkëshortit të vajzës, duke shkaktuar shqetësim dhe rrezik për sigurinë e tij. Veprimi i saj u ndërpre nga punonjësit e Policisë, të cilët ndërhynë për të parandaluar përkeqësimin e situatës”, thuhet në njoftim./

Share This Article