Vjen dorëheqja e parë në Qeverinë britanike për shkak të festave gjatë karantinës

albnews
By
1 Min Read

Politikani konservator britanik David Wolfson, ka dhënë dorëheqjen si ministër i Drejtësisë për shkak të shkeljes së Ligjit anti-COVID, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Veprimi vjen pasi kryeministri i Britanisë, Boris Johnson dhe kancelari Rishi Sunak u gjobitën meqë morën pjesë në një festë gjatë karantinës për shkak të përhapjes së COVID-19.

Lordi David Wolfson është personi i parë që jep dorëheqje nga qeveria britanike që kur u raportua për festat gjatë karantinës.

Wolfson ka qenë ministër prej dhjetorit të vitit 2020, me përgjegjësi për të drejtat e njeriut dhe Kushtetutës.

Share This Article