Moderatorja simpatike, Bora Zemani, është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë shkak është bërë një postim i saj në rrjetet sociale.
Së fundmi ajo ka publikuar një video teksa ndodhet në aeroport, ndërsa në sfond dëgjohet një zë që thotë: “Kam 99 probleme por po i injoroj të gjitha dhe po hip në avion”.
Por vëmendje ka marrë edhe seksioni i komenteve, ku përveç komplimenteve nga fansat, vihet re një koment i mikeshës së moderatores.
“Vjen era tradhti”- thuhet në komentin e bërë në postimin e Borës, të cilit kjo e fundit i është përgjigjur duke shkruar: “Tradhtove ti që nuk na u bashkove! Mos vër faje kot.”